Ministri Hoxha në takim me Këshillin Inicues të prodhuesve të pakënaqur të duhanit në Prilep: Protestat do të ndalen deri të premten, është caktuar takim me bgrumbulluesit e duhanit!

8.12.2020 16:00:00


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Arjanit Hoxha, së bashku me Kryetarin e Komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski dhe Drejtorin e Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, Zoran Sapuriq, realizuan sot një takim në Prilep me Këshillin Inicues të prodhuesve të  pakënaqur të duhanit dhe Unionit të Shoqatave të Duhanit.

Problemet dhe pakënaqësia e prodhuesve të duhanit rreth çmimit të grumbullimit të duhanit nga korrja e këtij viti u shprehën hapur në këtë takim. Këshilli Inicues paraqiti kërkesat e tyre deri tek Ministrit Hoxha, ku gjatë këtij takimi u arrit marrëveshje për ndërprerje të protestave dhe u dakordua edhe realizimi i një takimi të përbashkët për ditën e premte, në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e kompanive të grumbullimit të duhanit.
 
"Falënderoj përfaqësuesit e Këshillit Inicues, për ndërprerjen e protestave deri të premten kur do të zhvillohet edhe takimi dhe nëse ka ndonjë marrëveshje pas të premtes i gjithë procesi i grumbullimit të duhanit do të zhvillohet siç duhet. Nëse jo do të përpiqemi të veprojmë sa më shumë në bazë të kompetencave tona dhe ta përfundojmë këtë vit me sukses, pa dallim të këtyre problemeve që u paraqitën në fillim", ka thënë Hoxha.

Ministri Hoxha potencoi se do të përkushtohet në mënyrë të sinqertë dhe se gjithçka që do të jetë në fuqinë e tij dhe se gjithçka që do të jetë brenda kompetencave të MBPEU-së, do të zbatohet për të gjetur një zgjidhje.

Sasia e dakorduar e duhanit në nivelin shtetëror është 23 milion kg, deri më tani vetëm 300 mijë kg janë grumbulluar, që paraqet 1.5%, e asaj që duhet të grumbullohe, e që është një sasi shumë e vogël.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të vazhdojë të monitorojë situatën në terren çdo ditë, deri në përfundimin e grumbullimit të të gjithë sasisë së duhanit të rënë dakord.

Share

Zgjidh datën